DVP Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariatet e Policisë Maliq dhe Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filluan procedimet në gjendje të lirë, për 2 raste të veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për shtetasit:

-R. Z., 37 vjeç, banues në fshatin Pirg, pasi ndërkohë që kryente punime në çatinë e banesës së këtij shtetasi, është rrëzuar aksidentalisht shtetasi K. M., 28 vjeç, banues në fshatin Bregas, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve;

-V. H., 55 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë punës në kompaninë për përpunimin e metaleve, që administron 55-vjeçari, është demtuar aksidentalisht, në dorë, punonjësi i kompanisë, shtetasi P. M., 54 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 31.05.2024, për largimin nga banesa të shtetasit E. V., 68 vjeç, banues në Korçë, ju informojmë se ky shtetas u gjet dhe iu dorëzua familjarëve të tij.