Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

Sektori i Qarkullimit Rrugor:

-arrestoi në flagrancë shtetasin B. M., 36 vjeç, banues në fshatin Krumë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Në vijim, gjatë kontrollit të kryer në këtë automjet, u gjetën 18 fishekë arme sportive që posedoheshin pa leje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan fishekët dhe automjeti i 36-vjeçarit;

-arrestoi në flagrancë shtetasin A. D., 49 vjeç, banues në Tropojë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçare, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Oficerët e Policisë Gjyqësore arrestuan në flagrancë shtetasin I. G., 31 vjeç, banues në fshatin Nangë, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për të kryer kontrolle në automjetin që drejtonte, ku u gjet një shkop metalik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.