Shijak
Plagosi me mjet prerës një 20-vjeçar, shoqërohet autori i dyshuar.
Rreth orës 21:30, në lagjen “Popullore”, Shijak, shtetasi i mitur S. J., 14 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta shtetasin R. K, 20 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi S. J, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.