Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin L. K., 57 vjeç, banues në fshatin Picar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.

Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin H. K., 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi është konstatuar duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Rreth orës 11:40, në aksin rrugor “Vlorë-Zvërnec”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. B., 19 vjeç, është përplasur me një tjetër automjet tip “Benz”, me drejtues një shtetas 17 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 17-vjeçari dhe pasagjerja në automjetin e tij, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 12:20, në rrugën “Gjergj Araniti”, shtetasi E. M., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Lancia”, ka aksidentuar shtetasin L. M., rreth 54 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. 54-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupet hetimore po kryejnë veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të këtyre aksidenteve.