Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

  • Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasin M. E., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet i gjetën dhe sekuestruan 10 doza lënde narkotike cannabis sativa.
  • Gjithashtu, ndaloi shtetasin A. G., 39 vjeç, banues në Kosovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë e ka dënuar me 28 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
  • Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin G. Z., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi kanë bërë kallëzim prindërit e tij, se ky shtetas i ka dhunuar psikologjikisht. Gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
  • Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasin S. Gj., 63 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

Sot, në fshatin Akërrni, në afërsi të fushës së sportit, dyshohet se shtetasi A. D., 45 vjeç, është vetëvrarë me armë gjahu, të cilën e kishte me leje.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për bllokimin e rrugës, në Llogara, njoftojmë se është bërë i mundur zhbllokimi i njërit krah të rrugës, ndërkohë që po punohet për hapjen e plotë të aksit.