Tiranë/Arrestohen 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. T., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbante pa leje, në banesë, një armë zjarri kallashnikov, me të cilën ka tentuar të vetëvritet ditën e djeshme.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin D. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Asim Vokshi”, duke drejtuar furgonin, ka aksidentuar shtetasen M. M., 46 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për vepeime të mëtejshme.