- Komisariati i Policisë Dibër referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit A.Xh.,24 vjeç; S.B., 19 vjeç; E.L., 18 vjeç; D.B., 24 vjeç; V.K., 18 vjeç; E.K., 17 vjeç, banues në Dibër, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin.
- Komisariati i Policisë Mat referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L.D., 40 vjeç, banues në Klos, pasi për motive të dobëta ka goditur me grusht një 58-vjeçar.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.