Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasit:

-M. F., 47 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, pasi në lagjen nr. 13, Korçë, dyshohet se ka goditur me grushte dhe shkelma shtetasin T. T. Gjithashtu 47-vjeçari, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar automjetin të cilin drejtonte, duke i kundështuar ata me forcë.

-B. D., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor,

Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

F. S., 54 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll dhe S. B., 46 vjeç, banues në fshatin Arrzë, Devoll, pasi në Bilisht, u kapën duke transportuar me dy automjete, dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme. Sasia e druve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetet.

Më datë 27.05.2024, në Komisariatin e Policisë Kolonjë, është paraqitur shtetasi A. Ç., 38 vjeç, banues në Leskovik, Kolonjë, i cili kallëzoi se i është larguar nga banesa babai i tij shtetasi L. Ç., 75 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.