Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-O. M., 45 vjeç, banues në fshatin Dërsnik, Korçë, pasi në kundërshtim me urdhrin e gjykatës, dyshohet se është afruar në banesën e nënës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, duke e ofenduar;
-P. A., 33 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, pasi në fshatin Bulgarec, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. V., 47 vjeç, banues në Pogradec, gjatë kontrollit të ushtruar në celularin e tij, u gjetën faqe të cilat dyshohet se përdoreshin për vendosjen e basteve sportive.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në rrugën e Drilonit, u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Më datë 24.05.2024, shtetasi I. M., banues në fshatin Turan, Korçë, ka kallëzuar se i kishin hyrë për të vjedhur në banesën e tij në momentin kur në banesë nuk ka pasur njeri.
Si edhe shtetasi A. N., banues në fshatin Leshnjë, Korçë, i cili ka kallëzuar se i kanë vjedhur disa bagëti të imëta. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.