DVP Shkodër
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. H., 50 vjeç, pasi për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me një 35-vjeçar.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
M. K., 25 vjeç, pasi me motomjetin që drejtonte, ka përplasur një automjet të parkuar;
E. M., 19 vjeç dhe S. J., 19 vjeç, pasi kanë drejtuar një motomjet elektrik, pa leje. Gjatë drejtimit nga shtetasi S. J., motomjeti është përplasur me një automjet.
Në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, ka kallëzuar shtetasja M. B., 59 vjeçe, se shtetas të paidentifikuar, i kanë prerë disa pemë ulliri, në pronën e saj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.