Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Komisariati i Policisë Berat arrestoi në flagrancë shtetasin F. C., 30 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka vjedhur vegla pune, në 2 banesa. Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 44 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka patur dijeni për këtë krim dhe nuk e ka kallëzuar në Polici.
Komisariati i Policisë Kuçovë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. Q., 68 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht vëllanë e tij.
Sektori i Qarkullimit Rrugor:
-arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. S., 30 vjeç, banues në Kuçovë, pasi mbrëmjen e djeshme, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një shtetas 17 vjeç (këmbësor), i cili është në kujdesin e mjekëve;
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është përplasur me një shtyllë prej betoni. Ky shtetas po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën;
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Ç., 30 vjeç, banues në Fier, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka rënë në një kanal. Nga aksidenti janë dëmtuar 2 pasagjere në automjet, të cilat po marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetasit A. H., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kokainë.
Në Komisariatin e Policisë Berat ka kallëzuar shtetasja S. A., 68 vjeçe, banuese në Berat, se një shtetas i paidentifikuar i ka marrë nga qafa, varësen prej floriri. Punohet për verifikimin e këtij kallëzimi, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.