Në bashkëpunim me UNICEF, nga Sektori Kundër Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në DPPSH, janë organizuar trajnime 3-ditore dhe 1-ditore (për 20 punonjës në nivel shefa komisariatesh), me temë “Teknikat Shkencore të Intervistimit për të Mitur”.
Në këto trajnime, të cilat u zhvilluan në Lezhë, Vlorë dhe Tiranë, morën pjesë 170 punonjës nga të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë.
Këto trajnime u zhvilluan në vijim të trajnimit 5-ditor për trajnerë (ToT), të zhvilluar në muajin nëntor 2023, pranë Akademisë së Sigurisë, në kuadër të asistencës që UNICEF i ofron institucioneve përgjegjëse, për zbatimin e legjislacionit mbi drejtësinë për të mitur.