Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
- Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E.B., 23 vjeç, banues në Bulqizë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde narkotike kanabis.
- Komisariati i Policisë Dibër referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin T.H., 62 vjeç, banues në Peshkopi, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa u pajisur me leje nga organet përkatëse.
- Seksioni i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A.S., 29 vjeç, banues në Peshkopi, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik për të ndaluar.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.