Durrës
U kapën në flagrancë duke transportuar me furgon, sende të ndryshme që sapo i kishin vjedhur në një banesë, vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht bashkëpunëtori i tij.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë vjedhur edhe në një magazinë, në Shkozet, disa ditë më parë.
Sekuestohen furgoni dhe sendet e vjedhura.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit se në banesën e një shtetasi, ishin vjedhur sende të ndryshme, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u kapën në flagrancë, në afërsi të portit të Durrës, duke transportuar me furgon, sendet e vjedhura në banesë, shtetasit M. M. dhe D. A.
Nga veprimet hetimore të mëtejshme rezultoi se këta 2 shtetas kishin vjedhur sende të ndryshme edhe në një magazinë, në Shkozet, më datë 19.05.2024.
Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua shtetasin M. M., 65 vjeç, banues në Durrës, dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. A., 17 vjeç, banues në Durrës.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.