Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin R. B., banues në fshatin Plasë, Maliq, (me precedent të mëparshëm në fushën e vjedhjes), pasi në lagjen nr. 9, Korçë, dyshohet se ka vjedhur 1 biçikletë. Nga veprimet e mëtejshme hetimore rezultoi se ky shtetas ka vjedhur edhe 3 biçikleta të tjera, në këtë lagje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 biçikletat.
Po ky komisariat referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi në kundërshtim me urdhrin e gjykatës, dyshohet se është afruar në banesën e bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
K. B., 20 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një bujtinë, në fshatin Tushemisht;
S. S., 29 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, dyshohet se ka kanosur me mjete të forta, shtetasin A. B.
Më datë 21.05.2024, gjatë natës, në lagjen nr. 4, Korçë, në oborrin e banesës së shtetasit K. N., 54 vjeç, ka rënë zjarr në motomjetin e tij. Vijon puna hetimore për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.