Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Komisariati i Policisë Himarë arrestoi shtetasin Th. B., 62 vjeç, banues në Himarë, pasi ka kallëzuar vëllai i tij, shtetasi A. B., se 62-vjeçari e ka dhunuar fizikisht.

Po ky komisariat referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Ll. Th., 58 vjeç, banues në Himarë, pasi ka kallëzuar shtetasi A. S., se 58-vjeçari i ka pushtuar tokën e tij, në fshatin Qeparo.

Gjithashtu, ky komisariat referoi materialet në Prokruori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. B., 62 vjeç, pasi në lagjen “1 Maji”, Himarë, ka ndërtuar një strukturë metalike, në pronën e tij, pa lejen e organeve kompetente.

Seksioni i Policisë Rrugore Sarandë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. R., 25 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në rrugën “Onhezmi”, ka aksidentuar lehtë një 15-vjeçare.

Mateialet iu referuan Prokurorive, për veprime të mëtejshme.