Dibër
Transportonte inerte me kamion pa marrë masa për të mos ndotur ambientin, dhe gjatë transportit i ranë një pjesë e inerteve në rrugë, evidentohet dhe ndëshkohet me masë administrative dejtuesi i kamionit.
Policia Rrugore e Dibrës ndëshkoi me masë administrative 60 000 lekë të rinj, 34-vjeçarin.
Shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë monitorimit të qarkullimit të automjeteve, kanë konstatuar në aksin rrugor “Maqellarë-Rrethi i Bllatës”, të hedhura në rrugë një sasi inertesh, që ishin rrezik për shkaktim aksidenti rrugor nga drejtuesit e tjerë të automjeteve, menjëherë kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti, shtetasin A.I., 34 vjeç, dhe e kanë ndëshkuar atë me masë administrative 60 000 lekë të rinj, sipas neneve 99/14; 15/2 dhe 209/5 të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Dibrës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të mos hedhin mbeturina apo inerte në rrugë dhe të mos kryejnë veprimeve të tjera të ndaluara, sepse mund të bëhen burim aksidenti, për përdoruesit e tjerë të rrugës.