Tiranë/Arrestohen 4 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin S. M., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. A., 24 vjeç, si dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin D. A., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ditën e djeshme, rreth orës 12:30, në rrugën “Hoxha Tahsim”, shtetasi A. A., dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen G. T., 44 vjeçe, ndërsa shtetasi A. A., ka kanosur dhe ka goditur me sende të forta shtetasin K. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
- G. S., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me dy automjete, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;
- A. Gj., 37 vjeç, banues në Lezhë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë.