Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Stacioni i Policisë Plazh arrestoi në flagrancë shtetasin V. K., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Stacioni i Policisë Manzë arrestoi në flagrancë shtetasin G. H., 25 vjeç, banues në fshatin Perlat, pasi nga kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 mjet prerës (thikë).

-Më datë 18.05.2024, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasja A. H., 39 vjeçe, se më datë 17.05.2024, është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi A. H., 43 vjeç.
-Më datë 18.05.2024, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasi Gj. Xh., 52 vjeç, se më datë 17.05.2024, është larguar nga banesa, vajza e tij, shtetasja R. Gj., 14 vjeçe.
Policia po punon për gjetjen e të dy shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.