Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike të DVP Fier referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 67 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nuk ka paguar detyrimet financiare ndaj shtetit, për një banesë që ka shitur.
Komisariati i Policisë Lushnjë shpalli në kërkim shtetasin M. G., 34 vjeç, banues në fshatin Plyk, pasi dyshohet se ka vjedhur një celular dhe një shumë parash, në banesën e një 47-vjeçari. Punohet për kapjen e këtij shtetasi.
Komisariati i Policisë Mallakastër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. A., 58 vjeç, banues në Ballsh, pasi ka kundërshtuar punonjësin e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat, pasi ka shqetësuar punonjësit e Bashkisë Ballsh.
Në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ka kallëzuar shtetasi J. M., 39 vjeç, banues në fshatin Fiershegan, se më datë 10.05.2024, i kanë vjedhur në automjet, dokumentet dhe portofolin me një shumë parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.