Durrës – Vihen në pranga 2 shtetas

Komisariati i Policisë Durrës arrestoi shtetasit:

-G. S., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, i ka dëmtuar automjetin, shtetasit A. Gj.;

-Gj. B., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke ndërtuar një konstruksion metalik, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.