Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin K. Xh., 49 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Q., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 10, gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tij internet-kafe, rezultoi se ky shtetas ushtronte aktivitetin pa dokumentacionin përkatës dhe pa kasë fiskale.

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Gj. Ç., 44 vjeç dhe I. M., 41 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në lagjen nr. 10, iu gjetën këtyre shtetasve nga një celular që dyshohet se i përdornin për vënien e basteve sportive. Dy celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.