Komisariati i Policisë Fier ndaloi shtetasit e shpallur në kërkim:
-Kristian Peto, 26 vjeç, banues në fshatin Muçaj, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Përndjekja”;
-Jurgest Shalaj, 37 vjeç, banues në fshatin Mbrostar, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë procesit të punës në një fabrikë për përpunimin e hidrokarbureve, në pronësi të këtij shtetasi, është djegur aksidentalisht, punonjësi i fabrikës, shtetasi Xh. H., 22 vjeç, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasin Xh. H., 30 vjeç, banues në fshatin Grabian, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me shtetasin R. N., 28 vjeç, si dhe për babanë e 28-vjeçarit, shtetasin A. N., 56 vjeç, sepse pas konfliktit, ka kanosur shtetasin Xh. H..
Sektori për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 29 vjeç, i kartelizuar, me probleme të shëndetit mendor, pasi gjatë shoqërimit të tij në spital, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa.
Ditën e djeshme, rreth orës 10:00, dyshohet se në banesën e shtetases J. A., 64 vjeç, në Divjakë, është vjedhur një shumë parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.