Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. P., 58 vjeç, banues në fshatin Lajthizë, pasi dyshohet se ka kryer lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. L., 56 vjeç, banues në Pogradec, pasi me kamionin e firmës ku është i punësuar, ka dëmtuar, gjatë transportimit të disa mbetjeve, murin rrethues të një banese dhe një pjesë të rrugës në fshatin Memëlisht;

-E. M., 36 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje, në biznesin e tij.

Më datë 14.05.2024, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka kallëzuar shtetasi A. R., banues në fshatin Orman, se prej 10 ditësh ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. R., 30 vjeç, i cili jeton në Gjermani. Po punohet për lokalizimin e 30-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.