Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Komisariati i Policisë Sarandë:

-arrestoi shtetasin M. Q., 23 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në shëtitoren e qytetit, i ka vjedhur celularin, një shtetasi të huaj;

-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. F., 46 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një shtetas.

Komisariati i Policisë Himarë:

-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke hedhur inerte në afërsi të aksit rrugor “Qeparo-Vlorë”.

-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, pasi ditën e djeshme, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me dorezë metalike, një 27-vjeçar.

Stacioni i Policisë Dhërmi referoi materialet në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetasit K. H., 40 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflitkti për motive të dobëta, ka goditur me grusht, një 19-vjeçar.

Komisariati i Policisë Delvinë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. R., 32 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar motomjetin e parkuar të shtetasit E. Ç..

Seksioni i Policisë Rrugore Sarandë arrestoi shtetasin M. Sh., 22 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.