Komisariati i Policisë Vlorë:
-arrestoi shtetasin H. M., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka dalë jashtë banesës së tij, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”;
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 50 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, pasi ka shkuar në banesën e bashkëshortes së tij, në cenim të urdhrit të mbrojtjes.
Komisariati i Policisë Sarandë:
-referoi materialet në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetasit E. H., 37 vjeç, banues në Greqi, pasi ka kallëzuar një shtetase e mitur, se 37-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet rrjeteve sociale.
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin francez M. L., 30 vjeç, pasi dyshohet se duke qenë nën efektin e alkoolit, ka dëmtuar disa pajisje në një lokal në Ksamil.
Komisariati i Policisë Himarë referoi materialet në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetasit P. L., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur rojën e një kantieri ndërtimi, në Dhërmi.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke transportuar një sasi duhani të grirë, të dyshuar të kontrabanduar.
Sektori i Policisë Rrugore i DVP Vlorë arrestoi shtetasin V. P., 25 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Seksioni i Policisë Rrugore Sarandë:
-arrestoi shtetasin T. M., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. A., 28 vjeç, banues në Sarandë, sepse ditën e djeshme, në fshatin Shijan, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi B. I., 43 vjeç, banues në Delvinë. Si pasojë, janë dëmtuar 43-vjeçari dhe një pasagjer në automjetin e tij, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.