Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar ndaloi shtetasin në kërkim E. S., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka shitur 9 monedha floriri, të dyshuara false, pronarit të një argjendarie.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit:
-arrestoi në flagrancë shtetasin Sh. Sh., banues në fshatin Kapshticë, pasi dyshohet se ka shitur 19 krerë bagëti të imëta, të pamatrikulluara, të cilat dyshohet se janë futur kontrabandë;
-arrestoi në flagrancë shtetasin M. M., 36 vjeç, banues në fshatin Kabash, pasi u kap në kufi të gjelbër, duke kontrabanduar nga Greqia, 78 krerë gjedhë.
Komisariati i Policisë Korçë:
-arrestoi në flagrancë shtetasin B. K., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap jashtë banesës së tij, në cenim të masës së sigurisë, të caktuar nga Gjykata e Korçës, mbi dyshime për një tentativë për të trafikuar lëndë narkotike;
-referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në një sipërfaqe toke për pronësinë e së cilës është aktualisht në proces gjyqësor, bashkë me vëllezërit e tij.
Komisariati i Policisë Kolonjë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. V., 52 vjeç, banues në fshatin Podë, pasi dyshohet se ka kanosur një 56-vjeçare.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, banues në Korçë, pasi u kap në aksin rrugor “Plasë-Libonik”, duke drejtuar një automjet, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë.