Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:
-M. K., 47 vjeç, banues në Lezhë, administrator i firmës për ndërtimin e pallatit;
-E. F., 47 vjeç, banues në Kamëz Tiranë, punonjës i firmës.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë shpallën në kërkim për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin:
-E. M., 34 vjeç, banues në Lezhë, drejtues teknik i firmës së ndërtimit.
Arrestimi i 2 shtetasve dhe shpallja në kërkim e 34-vjeçarit u bënë pasi ditën e djeshme, në Kune, Shëngjin, në një pallat në ndërtim, me administrator shtetasin M. K., shtetasi P. Gj., 50 vjeç, duke punuar, humbi jetën pasi i ra një dërrasë druri mbi kokë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.