Njoftim për shpalljen e aplikimit për pranimin në funksione ndihmëse në Institutin e Policisë Shkencore në Policinë e Shtetit

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim plotësimin e funksioneve të lira organike dhe përzgjedhjen me barazi, paanshmëri dhe transparencë të kandidatëve më të mirë, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës dhe mosdiskriminimit, 

NJOFTON:

  1. Aplikimet fillojnë më datë 14.05.2024 dhe përfundojnë më datë 31.05.2024, për 6 pozicione në Institutin e Policisë Shkencore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
  1. Aplikimet të bëhen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Komunikimet zyrtare për çdo fazë të procesit të konkurrimit do të kryhet nëpërmjet adresën së email-it burimet.njerezore@asp.gov.al.
  • Kanë të drejtë të aplikojnë për konkurrim shtetasit që plotësojnë kriteret e përgjithshme si dhe kriteret e veçanta si më poshtë vijon:

4.1 Kriteret e përgjithshme janë:

  1. të jetë shtetas shqiptar;
  2. të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil;
  3. të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  4.  të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
  5. të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  6. të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  7. të gëzojë besueshmëri për të punuar në strukturat e Policisë së Shtetit (neni 140 i Rregullores së Policisë)
  8. Të plotësojë kriteret për pajisjen me Certifikatë të Sigurimit të Personelit për pozicionet qe kërkohet pajisja me CSP;
  • Kriteret e veçanta:
PozicioniKritere të veçanta
1. Sektori i ekzaminimeve kimike
Pozicioni: Inspektor/Ekspert   Kategoria: IV-1 Vend vakant: 1 (një)Arsimi: Diplomë “Bachelor” dhe “Master Profesional/Shkencor”, në degën Agronomi. Përvoja: 3 vjet përvojë pune Tjetër: Të jetë i certifikuar me dëshmi si ekspert kriminalist. Aftësi për të punuar në grup, lidhur me punën parapërgatitore për ekzaminimin e lëndëve narkotike psikotrope dhe eksplozive. Aftësi të mira për mireadministrimin e provave materiale.
2. Sektori i Biologjisë
  Pozicioni: Inspektor/Ekspert   Kategoria: IV-1 Vend vakant: 1 (një)Arsimi: Të ketë arsimin e lartë Diplomë “Master Shkencor” në shkencat e biologjisë, bioteknologjisë, bioinformatikë, gjenetikë, biokimi ose degë ekuivalente; Tjetër: Njohuri dhe aftësi të mira në lidhje me teknikat dhe metodat e biologjisë molekulare që aplikohen për qëllime identifikimi;Aftësi për të identifikuar dhe vlerësuar nevojat për ndryshim dhe përmirësim të metodikave bashkëkohore.Të ketë njohuri mbi standardin ISO17025 dhe aplikimet e tij në laboratorët testues/kalibrues.Të zotërojë gjuhën angleze, të vërtetuar me dëshmi dhe aftësi për të komunikuar rrjedhshëm në këtë gjuhë;Të jetë njohës i programeve kompjuterike;Të ketë aftësi të mira të punës në grup dhe aftësi të mira komunikimi e prezantimi;Të mos ketë pengesa ligjore për tu pajisur me çertifikatë sigurie personeli;Të pranojë të firmosë kontratë pune jo më pak se 5 vjet në funksionin “Inspektor ekspert” në Sektorin e Biologjisë IPSH; Të ketë mbi tre vjet përvojë pune në fusha të aplikimit të teknikave të biologjisë molekulare/bioteknologjisë etjTë ketë njohuri të përgjithshme rreth objektit të punës të IPSHTë ketë njohuri në lidhje me aktet ligjore e nënligjore që normojnë punën e Policisë së Shtetit.
  Pozicioni: Specialist(laborant)   Kategoria: IV-2 Vend vakant: 2 (dy)Arsimi: Të ketë kryer studimet e ciklit të parë bachelor në një nga degët e biologjisë (FSHN/fakultete të tjera),  në degën Teknik laborant i lartë ose degë ekuivalente. Tjetër: Të zotërojë gjuhën angleze, të vërtetuar me dëshmi;Të jetë njohës i programeve kompjuterike;Të ketë aftësi të mira të punës në grup dhe aftësi të mira komunikimi e prezantimi;Të mos ketë pengesa ligjore për tu pajisur me certifikatë sigurie personeli;Të pranojë të firmosë kontratë pune jo më pak se 5 vjet në funksionin “Specialist (laborant)” në Sektorin e Biologjisë IPSH; Preferohet të ketë mesataren e studimeve të larta 7,0 e më lart;Preferohet të ketë eksperienca pune të ngjashme
3. Sektori i administrimit të provave dhe dokumentave
  Pozicioni:Specialist i administrimit të provave   Kategoria: IV-2 Vend vakant: 1 (një)Arsimi: Diplomë “Bachelor”. Tjetër: Njohuri mbi procedurat standarde të punës në fushën e Administrimit të Provave dhe Dokumentacionit dhe akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e Policisë Shkencore në përgjithësi. Aftësi për të identifikuar dhe vlerësuar nevojat në mbarëvajtjen e punës në sektor. Aftësi për të punuar në grup, lidhur me përgatitjen e dhe menaxhimin e punës në sektor. Aftësi për të prezantuar qartë profesionalisht produktet dhe idetë e tij profesionale.
4. Sektori i Shërbimeve Mbështetëse
Pozicioni: Sanitar   Klasa: I Vend vakant: 1 (një)Arsimi: Diplomë e Shkollës së Mesme të Përgjithshme. Përvoja: Preferohet të ketë përvojë pune të mëparshme
  • Aplikantët duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore brenda datës 31.05.2024, dokumentacionin e mëposhtëm, i cili duhet të jetë marrë jo më vonë se 1 muaj:
  • Formularin e Aplikimit si dhe formularin e vetëdeklarimit të plotësuar në të gjitha rubrikat (formularët janë të publikuara në website-in e brendshëm dhe të jashtëm të Policisë së Shtetit);
  • Diplomën dhe listën e notave të noterizuara të ciklit të parë dhe të dytë të studimit. (Të dy nivelet e diplomave të jenë të të njëjtës fushë studimi, në programe studimi të akredituara). Aplikantët që kanë përfunduar Arsimin e Lartë jashtë vendit të bëjnë njëvlershmërinë e diplomave të fituara jashtë vendit.
  • Fotokopje të kartës së identitetit;
  • Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
  • Certifikatë familjare;
  • Vërtetim nga gjykata qe nuk është në gjykim për vepër penale;
  • Vërtetim nga prokuroria qe nuk është në ndjekje penale;
  • Vërtetim nga Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
  • Vërtetim qe është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
  • 2 Fotografi me përmasa 4 cm x 6 cm.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kritereve të përgjithshme dhe të veçanta përcaktuara në piken 4 të këtij urdhri.(vërtetim për përvojë në punë në profesion, certifikatë për zotërimin e gjuhës angleze, arsimin shtesë, trajnime, referenca të punëdhënësve të mëparshme, etj).
  • Aplikantët që plotësojnë kriteret do t’i nënshtrohen procesit të intervistimit. Intervistimi bëhet për vlerësimin e aftësive profesionale dhe shprehive komunikuese të aplikantëve. Intervista përmban jo më pak se 3 pyetje. Aplikantët të cilët në mënyrë të dukshme kanë vështirësi në shprehi dhe komunikim, skualifikohen nga komisioni me vendim të arsyetuar.
  • Aplikantët skualifikohen apo ndërpresin marrëdhëniet e punës me Policinë e Shtetit në rastet e mëposhtme:
  1. Nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara në pikën 4 të këtij urdhri;
  2. Nuk arrijnë të vlerësohen me të paktën 70% të pikëve në vlerësimin e përgjithshëm;
  3. Nuk plotësojnë kriterin e besueshmërisë;
  4. Nuk plotësojnë kriterin për pajisjen me Certifikatë të Sigurimit të Personelit;
  5. Deklarojnë të dhëna të rreme në formularin e vetëdeklarimit.
  • Aplikantët e skualifikuar kanë të drejtën e ankimimit tek Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në adresën e email-it burimet.njerezore@asp.gov.al brenda 2 ditëve pune nga data njoftimit me email.

Suksese!

https://we.tl/t-vzEYnrVHxY