Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

-Seksioni për Hetimin e Trafiqeve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. M., 67 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, një automjet tip “Seat” që rezulton i vjedhur në Itali.

-Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin E. C., 35 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar një shumë parash, për të shmangur masën administrative.

-Po ky seksion referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. M., 32 vjeç, banues në Ballsh, pasi ka bërë kallëzim një 33-vjeçare, se ky shtetas e ka fyer dhe ka publikuar fotografi të saj, në rrjetet sociale.

-Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. B., banues në Delvinë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar xhamat e një automjeti, në lagjen nr.1, Sarandë.

-Po ky komisariat referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. N. dhe A. N. (vellezër), banues në Sarandë, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin D. R., në lagjen nr.1, Sarandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


  • Sot, rreth orës 14:00, në Lungomare, shtetasi E. B, duke drejtuar motomjetin tip “Piaggio”, ka aksidentuar shtetasin T. Rr., 75 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i motomjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.