Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Pogradec
-U arrestua shtetasi L. B., 38 vjeç, banues në fshatin Çezmë e Vogël, Pogradec, pasi u kap jashtë banesës së tij, nga e cila kishte dalë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”;
-U arrestua në flagrancë shtetasi R. B., banues në fshatin Koritë, Korçë, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e një 45-vjeçari;
-U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh. H., 60 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, me vetëgjyqësi dyshohet se ka bllokuar derën hyrëse të ndërtesës së zyrave të zonave të mbrojtura Pogradec, me pretendimin se ndërtesa është pronë e saj.
Komisariati i Policisë Korçë
-U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. A., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij 15-vjeçare, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 32 vjeç, banues në fshatin Petrushë, Pogradec, pasi në afërsi të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, me të cilën është në proces divorci, si dhe i ka marrë celularin, me pretendimin se është i tiji.
Sektori i Policisë Rrugore
-U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në fshatin Bitinckë, Devoll, pasi në fshat u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.