Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Komisariati i Policisë Dibër, arrestoi në flagrancë shtetasin X.D., 45 vjeç, banues në fshatin Luzni, Dibër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
U referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasit Q.I., dhe J.L., 62 vjeç, të dy banues në Peshkopi, pasi janë konstatuar duke kryer ndërtime pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.