Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë – Procedohen penalisht 4 shtetas

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

-Sektori për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. S., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi në Vlorë, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis.

Po ky sektor referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. Sh., 30 vjeç, pasi në Himarë, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis.

-Komisariati i Policisë Himarë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. V., banues në Lukovë, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në vendin e quajtur “Plazhi i Shpellës”, Lukovë.

Po ky komisariat referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 44 vjeç, banues në Dhërmi, pasi dyshohet se ka vjedhur disa orendi shtëpiake në banesën e një shtetaseje, në Dhërmi.

Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.