Drejtoria Vendore e Policisë Berat – Procedohen penalisht 4 shtetas

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Q., 35 vjeç, banues në Berat, pasi ditën e djeshme, dyshohet se ka dëmtuar në këmbë, me mjet prerës (thikë), një 30-vjeçar. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e 30-vjeçarit, shtetasen R. M., pasi dyshohet se i ka dëmtuar automjetin motrës së shtetasit G. Q.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit K. T., 26 vjeç, A. T., 30 vjeç, si dhe për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se në një lokal në fshatin Goriçan, kanë kanosur një 40-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat.