Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Sektori i Policisë Rrugore:
-arrestoi shtetasin A. Ç., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe në gjëndje të dehur.
-arrestoi shtetasin A. M., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur.
-Komisariati i Policisë Sarandë shpalli në kërkim shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi H. B., se 44-vjeçari e ka goditur me sende të forta, në ambientet e një lokali, në lagjen nr.1. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për adminitratoren e lokalit, shtetasen M. Ç., 26 vjeçe, pasi dyshohet se ka fshirë pamjet filmike të ngjarjes. Punohet për kapjen e 44-vjeçarit.
-Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, shtetasit Sh. Xh., 47 vjeç dhe E. V., 37 vjeç, të dy banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë.
Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.