Qarku Korçë
Stacioni i Policisë Kufitare Qafë Thanë
-U ndalua në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shtetasi në kërkim Miratip Memedi, banues në Ohër, Maqedonia e Veriut, pasi Gjykata e Rrethit Gyqësor së Shkallës të Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Elbasan, me vendimin e datës 11.09.2018, e ka dënuar me 4 vite burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Komisariati i Policisë Pogradec
-U arrestua shtetasi E. Sh., 23 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, u kap jashtë banesës së tij, nga e cila kishte dalë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Sektori i Policisë Rrugore
-U arrestua në flagrancë shtetasi O. Sh., 42 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi në afërsi të fshatit, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur ka përplasur një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.
-U arrestua në flagrancë shtetasi S. T., 20 vjeç, banues në Korçë, pasi në bulevard “Republika”, Korçë, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.