Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestoi në flagrancë shtetasin A. L., 50 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi ditën e djeshme, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. L., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).
Policia Rrugore e Fierit:
-arrestoi në flagrancë shtetasin M. R., 39 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-shpalli në kërkim policor shtetasin A. T., 54 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar një automjet tip “Range Rover”, është përfshirë në një aksident me dy automjete të tipit “Ford”, me drejtues shtetasin A. Ll., 32 vjeç dhe “Audi”, me drejtues shtetasin F. Ç., 45 vjeç. Nga ky aksident u dëmtua lehtë pasagjerja që lëvizte me automjetin tip “Audi”, shtetasja A. Ç., 45 vjeçe, e cila mori mjekim në spital dhe u largua në banesë. Drejtuesi i mjetit “Range Rover”, shtetasi A. T., pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.
Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori për shtetasin Sh. Gj., 63 vjeç, banues në fshatin Drizë, pasi ka dëmtuar disa pemë frutore të vëllait të tij dhe e ka kanosur atë me armë gjahu. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjahu.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Rreth orës 00:30, në Patos, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. G., 31 vjeç. Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.