Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

-Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestoi shtetasin D. R., 66 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap në këtë qytet, duke ofruar shërbimin e këmbimit valutor të parave, i papajisur me licencë për këtë aktivitet ekonomik. Shuma e parave që ky shtetas përdorte për këtë aktivitet, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

-Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimin në gjendje të lirë për shtetasit A. M., 46 vjeç dhe I. H., 24 vjeç, të dy banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi M. M., se këta shtetas, për motive të dobëta, e kanë goditur me grushte dhe e kanë kanosur.

-Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimin në gjendje të lirë për shtetasin J. D., 45 vjeç, banues në fshatin Finiq, pasi duke qëlluar në ajër, me një armë gjahu, ka prishur qetësinë publike. Arma e gjahut, e cila posedohej pa leje, nga 45-vjeçari, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

-Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin F. I., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.