Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Hetimi i Narkotikëve
-U ekzekutua vendimi i Prokurorisë për ndalimin e shtetasve Andrea Bleta 36 vjeç dhe Sokol Haxhi, 42 vjeç, banues në fshatin Baban, Devoll, pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka ndryshuar masat e sigurisë nga “Arrest në shtëpi”, në “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, duke i dënuar këta shtetas me 4 vite dhe 8 muaj burgim, në kuadër të operacionit antidrogë “Knock down” të finalizuar më datë 20.04.2022, nga strukturat e Policisë Korçë.
Komisariati i Policisë Maliq
-U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. L., 30 vjeç dhe B. K., 43 vjeç, të dy banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi gjatë një konflikti dyshohet për motive pronësie, shtetasi F. L., ka goditur me grushte 43-vjeçarin B. K. Gjithashtu edhe ky i fundit, dyshohet se ka penguar punonjësit e bashkisë Maliq, gjatë kryerjes së detyrës të tyre për lirimin e kufijve të pronës shtetërore, në kufi me pronën e shtetasit F. L.
-Në fshatin Vashtëmi, Maliq, një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka marrë një shumë të vogël parash, në arkën e xhamisë së fshatit. Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorëve.
Komisariati i Policisë Pogradec
-U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. K., 32 vjeç, banues në Poloni, pasi në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte iu gjet një mjet prerës thikë, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Pogradec/Informacion paraprak
Sot në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. D., banues në Tiranë, ka përplasur këmbësoren L. A., rreth 60 vjeçe, banuese në fshatin Udënisht, e cila u dërgua për mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.