DVP Kukës – Ndërtuan pa leje, në zona të ndryshme të qarkut, procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas

DVP Kukës/Kontrolle intensive me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e krimeve kundër mjedisit.

Ndërtuan pa leje, në zona të ndryshme të qarkut, procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas.

Komisariati i Policisë Kukës, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, ka evidentuar dhe goditur 2 raste të kësaj paligjshmërie, për të cilat nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. A., 62 vjeç, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt, pa leje;

-U. M., 59 vjeç dhe Rr.M., 30 vjeç, pasi u konstatuan duke vijuar pa leje, punimet për ndërtimin e një objekti.

Në vijim, Komisariati i Policisë Tropojë ka evidentuar dhe goditur 2 raste të ndërtimeve të paligjshme, për të cilat nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit A. Ç., 46 vjeç dhe E. Ç., 61 vjeç, pasi u kapën duke ndërtuar objekte, pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.