Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
-Seksioni për Narkotikët referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Ll., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestrua një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis.
-Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. V., 26 vjeç, banues në fshatin Vranisht, pasi ka bërë kallëzim shtetasi E. K., se 26-vjeçari e ka goditur me grusht.
-Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. K., 68 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim shtetasja A. K., se 68-vjeçari e ka kanosur me fjalë dhe ka dëmtuar mjetin e saj lundrues.
-Seksioni i Policisë Rrugore Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin K. D., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
-Po ky seksion referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. S., 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi sot, në rrugën “Skënderbeu”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtuese shtetasen italiane M. B., 53 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorive, për veprime të mëtejshme.