Drejtoria Vendore e Policisë Korçë – Procedohen penalisht 3 shtetas

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Korçë

-U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 6, Korçë, ka tentuar të hyjë në banesën e ish-bashkëshortes së tij 34-vjeçare. Në momentin që kjo shtetase ka njoftuar shërbimet e Policisë, shtetasi E. P. është larguar me vrap dhe i ka rënë nga dora, një mjet prerës (thikë). Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika, ndërsa 34-vjeçarja u pajis me urdhër mbrojteje.

Komisariati i Policisë Pogradec

-U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. P., 46 vjeç dhe M. S., 41 vjeçe, banues në fshatin Grunjas, Pogradec, pasi në hyrje të fshatit, janë konflikuar fizikisht dhe me sende të forta, me njëri-tjetrin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.