Policia Rrugore:
-arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 56 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. L., 55 vjeç, banues në Divjakë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa.
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-G. M., 55 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur një celular në një servis;
-H. S., banues në Lushnjë, pasi ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në banesën e tij dhe nga përhapja e flakëve janë shkaktuar dëme materiale në banesë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.