DVP Tiranë/Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Hetimi i krimeve
- U arrestua në flagrancë shtetasi E. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase;
- A. K., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, ka kundërshtuar dhe ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie;
- U arrestua në flagrancë shtetasi M. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar nga Gjykata;
- U arrestua në flagrancë shtetasi H. B., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se është konfliktuar me nënën e tij, shtetasen F. B., e cila më pas ka konsumuar disa medikamente. Shtetasja F. B. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Gjatë shoqërimit, shtetasi H. B. ka kundërshuar me forcë dhe ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie.
Siguria rrugore
- U arrestua shtetasi Sh. M., 53 vjeç, banues në Thumanë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
- B. H., 56 vjeç, banues në Mamurras, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;
- E. K., 43 vjeç, banues në Peqin, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga;
- J. Ç., 28 vjeç, banues në Krujë, pasi në Rrugën e Durrësit, duke drejtuar automjetin, në sens të kundërt me lëvizjen, është përplasur me motomjetin me drejtuese shtetasen N. LL. dhe me automjetin me drejtues shtetasin K. N., 23 vjeç. Pas aksidentit, shtetasi J. Ç. është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasja N. Ll., e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë.