Tiranë – Pamjet e megaoperacionit të koduar “Tempulli 3”

Pamjet e megaoperacionit të koduar “Tempulli 3” në kuadër të të cilit u godit një grup që shpërndante lëndë narkotike kanabis, heroinë dhe kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës, afër shkollave, si dhe në lokale nate.

Gjatë operacionit u vunë në pranga 20 shtetas dhe u sekuestruan 3.5 kg kokainë, 50 doza heroine, 100 cannabisi, 27 celularë dhe 5 automjete.