Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Korçë:

Ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, procedohen penalisht 3 shtetas.

Sekuestrohen 3 celularët që përdornin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë intensifikuar kontrollet dhe kanë goditur 3 raste të tjera të kësaj veprimtarie. Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. X., 37 vjeç, D. E., 39 vjeç dhe S. T., 39 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në lagjen nr. 10, Korçë, iu gjetën këtyre shtetasve, nga një celular, që dyshohet se e përdornin për vënien e basteve sportive. 3 celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

-U referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset K. A., 20 vjeçe dhe G. T., 22 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se në kundërshtim me kontratën e punës, kanë përvetësuar shuma parash të përfituara nga shitja e produkteve në dyqanin ku ishin të punësuara.

Komisariati i Policisë Maliq:

-U referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. B., 60 vjeç, banues në fshatin Pocestë, Maliq, pasi në fshat, dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur lehtë me një mjet prerës, shtetasin Ë. Z.

Komisariati i Policisë Pogradec:

-U referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Rr., 27 vjeç, banues në Pogradec, pasi në fshatin Buçimas, Pogradec, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.