Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

-Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R., 20 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë të ftohtë (shufër metalike).

-Po ky komisariat referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit A. I., 33 vjeç dhe R. I., 22 vjeç, pasi më datë 29.04.2024, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte një 42-vjeçar, në fshatin Janjar, Konispol.

-Seksioni për Narkotikët referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin M. B., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

-Komisariati i Policisë Himarë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 54 vjeç, banues në Himarë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një ambient në pronësi të tij, gjetën dhe sekuestruan 4 ndezësa për granata dore luftarake.

-Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, pasi më datë 28.04.2024, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasi ukrainas G. I., 59 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka dëmtuar lehtë një 4-vjeçar, i cili ka marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

-Po ky sektor referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin S. A., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Ali Demi”, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti i tij është përplasur me një automjet të parkuar dhe me automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin Sh. D. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy pasgjerët e automjetit tip “Audi”, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorive, për veprime të mëtejshme.