Hapen aplikimet për 1 vend të lirë pune në Njësinë e Sigurisë Publike Tiranë

1. Pozicioni i punës: Punonjës i Mirëmbajtes i profesioneve të ndryshme

2. Institucioni: Njësia e Sigurisë Publike Tiranë.

3. Vendi: Njësia e Sigurisë Publike Tiranë, Vaqarr- Kombinat.

4. Data e fillimit të aplikimit: 25.04.2024.

5. Data e mbylljes së aplikimit: 06.05.2024.

6. Mënyra e aplikimit: Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve bëhet dorazi pranë Seksionit të Burimeve Njerëzore, në Njësinë e Sigurisë Publike Tiranë.

7. Përshkrimi përgjithësues i pozicionit të punës

Punonjësi i Mirëmbajtes i profesioneve të ndryshme në Njësinë e Sigurisë Publike Tiranë, ndjek këto detyra kryesore:

  1. Merr masa për mirëmbajtjen, kryerjen e shërbimeve të nevojshme dhe mbajtjen në gatishmëri të plotë të sistemeve të ndriçimit, hidraulike dhe riparimin e defekteve të ndryshme;
  2. Siguron zbatimin e rregullave të disiplinës formale dhe të punës, duke demonstruar sjellje korrekte në raportet me eprorët dhe kolegët;
  3. Ndjek afatet e përdorimit dhe të konsumit të materialeve dhe raporton tek Shefi i Seksionit të Shërbimeve dhe Administratës për defektet e konstatuara dhe merr masa për riparimin e tyre;
  4. Evidenton problematikat e ditës mbi gjendjen aktuale të materialeve në përdorim dhe punon për eleminimin e difekteve që shfaqen rast past rasti;
  5. Ndihmon eprorin në nxjerjen e nevojave për bazë materiale për shërbimin që do të kryhet;
  6. Zbaton në kohë dhe me cilësi detyrat e dhëna nga eprori;
  7. Kujdeset për mirëmbajtjen e veglave të punës dhe materialeve të tjera që duhen për mirëmbajtjen e ambienteve të punës dhe stërvitjes së efektivit;
  8. Mund të marrë pjesë në komisionet e ngritura për inventarizimet e vlerave materiale;
  9. Merr pjesë aktive në analizat e punës;

8. Kushtet që duhet të plotësojë kandidati:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  6. Të jetë jo më pak se 18 vjeç;
  7. Të jetë i pajisur me vërtetim besueshmërie;
  8. Të plotësojë kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor, si dhe të zotërojë aftësitë profesionale të domosdoshme, për vendin përkatës të punës, sipas kritereve të miratuara;

9. Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a – Të zotërojnë diplomë të shkollës së mesme;

b – Të kenë të paktën 2 vite përvojë pune në fushën e specialiteteve mirëmbajtëse;

10. Statusi: Punonjës civil. 

11. Mbikëqyrja: Mbikëqyrja dhe kontrolli i veprimtarisë së Punonjësit të Mirëmbajtes i profesioneve të ndryshme në Njësinë e Sigurisë Publike Tiranë, kryhet nga Shefi i Seksionit të Shërbimeve dhe Administratës.

12. Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesën; 
  2. Formularin e aplikimit tip,  i cili gjendet në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, https://asp.gov.al/?p=40549;
  3. Diplomën e shkollës së mesme/parauniversitare të noterizuar, për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  7. Formularin e  vetëdeklarimit,  i cili gjendet në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, https://asp.gov.al/?p=40549;
  8. Çertifikatën e gjendjes gjyqësore;
  9. Vërtetim nga Gjykata;
  10. Vërtetim nga Prokuroria;
  11. Çertifikatë familjare;
  12. Çertifikata ose dëshmi të gjuhëve të huaja, kualifikimeve, trajnimeve, nëse ka;
  13. Fotokopje të patentës, nëse ka; 
  14. Fotografi me përmasa 4×6, 2 copë;

13. Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

– Detyrat dhe objektivat e përcaktuara në përshkrimin e punës;

– Komunikimin dhe aftësitë bashkëpunuese në grup;

– Njohuritë mbi etikën në Policinë e Shtetit;

14. Procedura e përzgjedhjes së kandidatëve:

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet nga një komision vlerësimi i përbërë nga 3 (tre) veta. Procedura e përzgjedhjes së kandidatëve përfshin: 

·         Përzgjedhjen paraprake;

·         Vlerësimin e dokumenteve të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të; eksperiencës e të trajnimeve, të lidhura me fushën përkatëse;

Përzgjedhja paraprake e kandidaturave do të realizohet nga Seksioni i Burimeve Njerëzore. Seksioni i Burimeve Njerëzore, verifikon dokumentacionin e aplikantëve, nëse ai është i plotë dhe i saktë, si dhe plotësimin e kërkesave të pozicionit të punës nga ana e tyre dhe përcakton kandidatët që plotësojnë kërkesat e pozicionit. Vetëm kandidatët që plotëojnë kërkesat e pozicionit do të njoftohen për vazhdimin e mëtejshëm të konkurrimit.

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100 (njëqind), të cilat ndahen si më poshtë:

a.       Jetëshkrimi, 5 pikë;

b.      Arsimimi/kualifikimi, 10 pikë;

c.       Trajnimi, 5 pikë;

d.      Eksperienca/përvoja në punë, 10 pikë;

e.       Vlerësimin me shkrim, 40 pikë;

f.       Intervista e strukturuar me gojë qe konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për pozicionin e punës, 30 pikë;

15. Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në mbyllje të procesit të vlerësimit, tre kandidatët që kanë marrë më shumë pikë i propozohen Shefit të Njësisë së Sigurisë Publike Tiranë, për miratimin e kandidatit më të përshtatshëm për pozicionit e të shpallur.

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Seksioni i Burimeve Njerëzore në Njësinë e Sigurisë Publike Tiranë, do të njoftohojë kanditatët individualisht në mënyrë elektronike (nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit).