Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin kanë referuar materialet në Prokurori, për shtetasin K. S., 27 vjeç, banuese në Kurbin, pasi ka bërë kallëzim shtetasi P. N., 59 vjeç, banues në Kurbin, se 27-vjeçari e ka goditur me grushte.

Pasditen e djeshme, në fshatin Skuraj, Kurbin, është gjetur e pajetë, dyshohet e vetëvarur, në një kasolle afër banesës, shtetasja B. M., 66 vjeçe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.