Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë/Përmbledhja ditore

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

-Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare ndaloi shtetasen J. B., 29 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

-Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. L., banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 armë gjahu dhe fishekë për këto armë, që i mbante pa leje.

-Referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. B., 44 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Uji i Ftohtë”, duke ndërtuar një strukturë metalike, pa lejen e organeve kompetente.

-Po ky komisariat referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë) një 23-vjeçar.

-Më datë 28.04.2024, në Komisariatin e Policisë Vlorë, ka kallëzuar shtetasja N. J., se prej datës 26.04.2024, është larguar nga banesa nipi i saj, shtetasi F. D., 40 vjeç, me të cilin ka humbur kontaktet. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.